Sport

Po diskutohen detajet e fundit të kontratës, ja kush do ta marrë drejtimin e Juventus pas largimit të Sarrit

8 Gusht 2020, 18:17 Nga DOSJA
Po diskutohen detajet e fundit të kontratës, ja kush do ta marrë

ITALI-Andrea Pirlo është shumë pranë marrjes së drejtimit të Juventus. Sipas ekspertit italian të merkatos, Gainluca di Marzio, drejtuesit bardh e zinj, do t’i besojnë stolin ish-lojtarit të Milan, Juventus dhe Kombëtares Italiane.

Aktualisht Pirlo drejton ekipin U-23 të Juventus, eksperienca e tij e parë si trajner. Tratativa është drejt mbylljes me Pirlon që në këto momente ndodhet në zyrat e Juventus, ku po sistemohen edhe detajet e fundit.

Zyrtarizimi ndërkohë mund të vijë gjatë mbrëmjes së sotme.

Juventus shkarkoi Maurizion Sarrin, pas eleminimit nga Lyon. Sarri qëndroi vetëm 1 vit në krye të pankinës së “Zonjës së vjetër”. Drejtuesit kishin disa alternativa për zëvendësuesin e tij, mes Pochetino, Allegri, Spalleti, Inzaghi dhe Zidane, por kanë preferuar që t’i besojnë drejtimin e skuadrës një personi brenda klubit.

Marrë nga GianlucadiMarzio.com

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport andrea pirlo juventus andrea pirlo juventus

Sondazh

Poll