Sport

Sarri merr valixhet, ja kush janë alternativat e drejtuesve të Juventus për zëvendësuesin e tij

8 Gusht 2020, 15:17 Nga DOSJA
Sarri merr valixhet, ja kush janë alternativat e drejtuesve të

ITALI-Eleminimi nga Champions League i ka kushtuar stolin, trajnerit të Juventus, Maurizio Sarri. Drejtuesit e “Zonjës së vjetër”, kanë nisur punën për zëvendësuesin e tij.

I preferuari i drejtuesve për të marrë drejtimin e skuadrës është Zinedin Zidane. Francezi ish-lojtar i Juventus, është shumë i lidhur me Real Madrid, por eleminimi nga Champions League mund t’i ndryshojë planet.

Një tjetër pistë është ajo e trajnerit aktual të Lazios, Simone Inzaghi. Italiani është një kandidat i fortë për stolin bardh e zi, por do të jetë shumë e vështirë për të bindur presidentin e lacialëve, Lotiton, për të lënë të lirë.

Alternativat e tjera janë rikthimi i Allegrit apo Contes. Allegri ia ka bërë të qartë drejtuesve të Juventus, se kërkon që t’i vihen në dispozicion lojtarë të kalibrit të lartë dhe të largohen senatorët si Chielini, Bonucci dhe Bufon. Ndërsa Conte duket shumë larg për momentin, pasi ish-juventini ka një kontratë 3-vjecare që e lidh me zikaltërit.

Po ashtu po përflitet edhe për Andrea Pirlon. Ish-lojtari i kombëtares aktualisht drejton ekipin U-23 të Juventus. Dy profilet e tjera janë ato të ish-trajnerit të Romës, Zenit dhe Inter, Luciano Spalleti, si dhe ish-trajneri i Tottenham, Murizio Pochettino. Problemi i vetëm për këtë të fundit, është koha që do të nevojitet për t’u përshtatur me futbollin italian.

Marrë dhe përshtatur nga Momentidicalcio.com

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus maurizio sarri sarri largohet nga juventus juventus maurizio sarri sarri largohet nga juventus

Sondazh

Poll