Sport

Nuk ka fitues në pjesën e parë, Real dhe Juve rikthejnë baraspeshën ndaj City e Lyon

7 Gusht 2020, 20:00 Nga DOSJA
Nuk ka fitues në pjesën e parë, Real dhe Juve rikthejnë

CHAMPIONS LEAGUE-Kanë përfunduar në barazim pjesët e para të ndeshjeve mbrëmjes së sotme në Champions League. Në sfidën përballë Juventus dhe Lyon, ishin francezët të cilët kaluan të parët në avantazh. Ishte Depay, i cili kaloi në avantazh Lyon, duke shndërruar në gol penalltinë e fituar nga Cornet.

Po me penallti do të vinte goli i barazimit, vetëm dy minuta nga fundi i pjesës së parë. Arbitri vlerësoi 11-metërsh, prekjen me dorë të Depay, gjatë goditjes së dënimit të ekzekutuar nga Pjanic. Ronaldo më pas nga pika e bardhë, dërgoi topin pas krahëve të portierit të Lyon.

Në sfidën tjetër, Mancester City kaloi i pari në avantazh me Rahim Sterling, i cili u shërbye nga Gabriel Jesus. Më pas në minutën e 28′, ishte Benzema ai që vendosi ndeshjen në baraspeshë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league juventus lyon mancester city real madrid champions league juventus lyon mancester city real madrid

Sondazh

Poll