Sport

Alcantara drejt Liverpool? Trajneri i Bayern konfirmon tratativën: Do të doja ta kisha edhe për sezonet e tjera

7 Gusht 2020, 18:37 Nga DOSJA
Alcantara drejt Liverpool? Trajneri i Bayern konfirmon tratativën: Do

GJERMANI -Bayerni i Mynihut dhe Liverpul, po përgatiten për një transferim të madh këtë verë. Bëhet fjalë për mesfushorin Thiago Alcantara, për të cilin anglezët po rrisin gjithnjë e më shumë interesimin.

Tratativa është konfirmuar edhe nga trajneri i gjermanëve, Hans Flick.

Ky i fundit ka shtuar, se do të donte ta kishte brazilianin edhe për sezonet e ardhshme.

Do të doja ta kisha Thiagon edhe për sezonet e ardhshme, sepse i jep lojës tonë siguri“, u shpreh Flick.

Më tej ai tha se për momentin Bayern është i fokusuar tel Champions League, për të kompletuar një sezon të suksesshëm, pas fitimit të kampionatit dhe kupës. Flick shtoi, se pas fushatës në Champions, do të diskutojë me stafin për të gjetur një zëvendësues për Alcantara-n.

Marrë dhe përshtatur nga Goal.com

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munchen liverpool thiago alcantara bayern munchen liverpool thiago alcantara

Sondazh

Poll