Sport

Casemiro: Ky që jam falë nënës time. Zidane? Ende skuqem para tij

7 Gusht 2020, 16:47 Nga DOSJA
Casemiro: Ky që jam falë nënës time. Zidane? Ende skuqem

SPANJË- Mesfushori i Real Madrid, Carlos Henrique Casimiro në një intervistë për mediat ndërkombëtare u kthyre pas në kohë, ku foli për vështirësitë gjatë fëmijrisë, gjithashtu foli edhe për raportin që ka me trajnerin e Realit, Zidane ku e cilëson atë si motivim për lojtarët. Ai u shpreh se të gjithë suksesin që ka marrë ja dedikon nënës, pasi ajo e mësoi që të mos hiqte kurrë dorë pavarsisht rrethanave.

“Futbolli im nuk është i përbërë vetëm nga muskuj e shkelma. Duhet të përdorësh shumë trurin në këtë lojë dhe të japësh gjithmonë maksimumin. Unë e shoh futbollin si një mundësi arratisje, pasi kam kaluar një fëmijëri shumë të vështirë.

I jam gjatë gjithë jetës borxhli nënës time, e cila më rriti me shumë sakrifica. Ky është shkaku pse tentoj të jap gjithmonë 100% në fushën e blertë. Miqtë e mi nuk kishin kaq fat sa unë dhe asnjëherë nuk e harroj diçka të tillë.

Zidane? Edhe sot nervozohem dhe skuqem disi kur bisedoj me trajnerin, por është e pabesueshme përulësia që ka. Ia kujtoj shpesh Botërorin e vitit 1998, na hoqi kupën nga dora ne brazilianëve, por, duke e njohur edhe më mirë, e pranoj që e meritoi plotësisht.

Tenton gjithmonë diçka ekstra si trajner, përpiqet të rrisë nivelin. Më karikon në çdo rast: ‘Casemiro, mund të japësh edhe më shumë‘. E kemi mendjen te ndeshja me Cityn. Është një sfidë e vështirë, por fanella që mbajmë veshur na detyron të fitojmë përherë“, përfundon mesfushori brazilian.

Casemiro e filloi karrierën si futbollist në  moshën 11 vjeç si produkt i akademisë së San Paulo, dhe në 2010 ai bëri daljen e tij të parë në Serie A Brazil, ndërsa në 2013 ju bashkua skuadrës së Real Madrid.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport casemiro mesfushori i real madrid casemiro mesfushori i real madrid

Sondazh

Poll

Sport 6 Gusht 2020, 16:32

DURRËS– Teuta arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë në 100 vjetorin e krijimit të saj si skuadër. Kapiteni i durrsakëve, Renato Arapi, në një postim në Inst...