Sport

Djali i legjendës argjentintinase e quan të atin perëndi: Messi nuk mund të krahasohet me babanë tim

7 Gusht 2020, 17:29 Nga DOSJA
Djali i legjendës argjentintinase e quan të atin perëndi: Messi

ARGJENTINË- Djali i ish-futbollistit Diego Maradona, ka dhënë një intervistë për mediat ndërkombëtare ku ndër të tjera ai foli edhe për rivalitetin në futboll si edhe për të atin. Maradona Jr gjatë intervistës u shpreh se Messi është futbollisti më i mirë në periudhën e tanishme, por askush nuk krahasohet me babanë e tij pasi ai është perëndi në fushën e lojës.

“Leo është më i miri në këtë epokë?

Sigurisht. Unë e dua Messin, ai është më i miri nga të gjithë tani për tani, edhe Cristiano as që i afrohet. Kush e kritikon atë në Argjentinë nuk e kupton nga futbolli. Babai im e do shumë dhe flet me mua shpesh për të. Leo është një yll dhe gjithashtu futbollisti i dytë më i mirë i të gjitha kohërave.

Leo është i dyti?

Epo, po, i dyti. Messi është një fenomen, por askush nuk e krahasohet me babain tim: nuk mund të krahasosh njerëzit me një jashtëtokësor. Mund të themi se Maradona është perëndia e futbollit dhe Leo është më i miri mes njerëzve. Më vjen keq, askush nuk ka arritur në nivelin e babait tim. Është e pamundur. 

 Dhe kë do të vendosnim në vendin e tretë?

Ronaldo, Ronaldo Fenomenin. Mund të ketë të tjerë pas këtyre tre, megjithëse Cruyff meriton një kapitull të veçantë për shkak të gjurmës që ka lënë në filozofinë e futbollit. Hollandezi arriti të ndryshojë vetë sportin.”

Diego Maradona ka bërë debutimin e tij të parë si futbollist ne 1976 më të rinjtë e ekipit të argjentinës por lavdinë e tij e mori kur ishte pjesë e Napolit në 1984. Gjithashtu ai udhëhoqi Argjentinën, drej fitimit të Kupës së Botës në vitin 1986. Aktualishit Maradona është trajneri i skuadrës së divizionit të parë në Argjentinë, Gimnasia de La Plata.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport diego maradona leo messi diego maradona leo messi

Sondazh

Poll

Sport 6 Gusht 2020, 16:32

DURRËS– Teuta arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë në 100 vjetorin e krijimit të saj si skuadër. Kapiteni i durrsakëve, Renato Arapi, në një postim në Inst...