Sport

Refuzoi rinovimin me Manchester City, Garcias i vjen oferta nga ish-klubi i tij

7 Gusht 2020, 14:56 Nga DOSJA
Refuzoi rinovimin me Manchester City, Garcias i vjen oferta nga ish-klubi i tij

BRITANI E MADHE- Mbrojtësi i Manchester City, Eric Garcia ka refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes, duke lënë të nënkupohet, se dëshiron një aventurë tjetër larg ‘qytetarëve’. Sipas mediave ndërkombëtare, Barcelona i ka bërë një ofertë prej 15-milion eurosh Manchester Cityt për kartonin e tij . Nga ana tjetër ekipi i Guardiolës kërkon një shumë prej 30 milion eurosh për të lënë të lirë 19-vjeçarin, por është e gatshme të pranoj edhe ofertën e katalanasve, për të mos e lënë atë të largohet me parametra zero vitin tjetër.

Refuzimin e kontratës e ka bërë të ditur vetë trajneri i Manchester City, Pep Guardiola në një intervistë. Ai u shpreh se Garcia donte një aventurë tjetër për të vazhduar karrierën.

“Ai na tha se nuk dëshiron që të zgjasë kontratën. Unë mendoj së po kërkon një skuadër tjetër që të vazhdojë karrierën e tij,” u shpreh Guardiola.

Eric Garcia ka dalë nga akademia e Barcelonës dhe në 2017 u ble nga Manchester City  për divizionin U-21, ndërsa në 2018-ën bëri debutimin me skuadrën e parë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport akademia e barcelones eric garcia manchester city akademia e barcelones eric garcia manchester city

Sondazh

Poll

Sport 6 Gusht 2020, 16:32

DURRËS– Teuta arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë në 100 vjetorin e krijimit të saj si skuadër. Kapiteni i durrsakëve, Renato Arapi, në një postim në Inst...