Aktualitet

Aksident dhe plagosje e në një punëtori brenda pak minutave në Tiranë, Policia: Po zbardhen ngjarjet

8 Gusht 2020, 10:51 Nga DOSJA
Aksident dhe plagosje e në një punëtori brenda pak minutave

TIRANË- Policia e Tiranës ka njoftuar sot se në orët e para të mëngjesit ka ndodhur në aksident. Sipas njoftimit për mediat bëhet me dije se makina që drejtohej nga një 25-vjeçar ka përplasur një 80-vjeçar, i cili është në spital jashtë rrezikut për jetën.  

Më datë 08.08.2020, rreth orës 10:20, në rrugën “Frederik Shiroka”, mjeti me drejtues​ E.M., 25 vjeç ka aksidentuar këmbësorin P.B., 80 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton Policia.

Po ashtu bëhet me dije se tek varrezat e Sharrës, një punëtor duke bërë një lidhje interneti ka rënë në kontakt me energjinë dhe tashmë ndodhet në spital.

Më datë 08.08.2020, rreth orës 11:00, tek varrezat e Sharres, duke bërë një lidhje të internetit ka rënë në kontakt me energjinë elektrike shtetasi E.B., rreth 40 vjeç, punonjës i një kompanie interneti, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, bëjnë me dije blutë e Tiranës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane policia tirane aksident ne tirane policia tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Gusht 2020, 09:39

POGRADEC- Jetmir Muçollari, pronari i hotel “Voloreka” në Pogradec ka deklaruar se Nehar Berberi dhe Ilir Rrushi janë 2 personat që kanë qëlluar me armë ...