Aktualitet

Artan Hoxha poston FOTON me “Dëshmorin e Atdheut”, Gani Malushi: Burrat kujtohen, nuk vajtohen

8 Gusht 2020, 09:26 Nga DOSJA
Artan Hoxha poston FOTON me “Dëshmorin e Atdheut”, Gani

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka publikuar sot një foto të vjetër me “Dëshmorin e Artheut”, Kolonel Gani Malushin, i cili ka humbur jetën në 7 gusht 2003.

Në një postim në mediat sociale, Hoxha shkruan se burrat kujtohen e nuk vajtohen, dhe kujton kohën që kalonin bashkë, ku Malushi ishte ende gjallë. Më tej gazetari shkruan se Malushi u vra në një atentat pak metra larg Drejtorisë së Policisë së Durrësit në një atentat të organizuar.

“Burrat kujtohen, nuk vajtohen… Shkuan 17 vite…. Me “Deshmorin e Atdheut”, Kolonel Gani Malushi, 20 maj 1953 – 7 gusht 2003. Komisari u plagos rëndë më 06 gusht 2003, dhe do të ndahej nga jeta vetëm një ditë më pas, me 7 gusht 2003. Malushi u qëllua me bresheri kallashnikovi ndersa leviste me shoferin e tij, ne nje atentat te organizuar, vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë së Durrësit. Gani Malushi u shpall “Dëshmor i Atdheut” më 16 nëntor 2004”, shkruan Hoxha.

Dje ishte 17-vjetori i ndarjes nga jeta të Gani Malushi, “Dëshmorit të Ardheut”, por nga strukturat e Policisë dhe Ministrisë së Brendshme nuk pati asnjë ceremoni për nderimin e figurës së tij.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha deshmori i atdheut gani malushi artan hoxha deshmori i atdheut gani malushi

Sondazh

Poll