Aktualitet

Vrau 57-vjeçarin pas sherrit për floririn, gjykata lë në burg Mihal Thimjon

8 Gusht 2020, 09:24 Nga DOSJA
Vrau 57-vjeçarin pas sherrit për floririn, gjykata lë në

GJIROKASTËR- Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën “arrest me burg” për 33-vjeçarin Mihal Thimjo. Ky vendim është marrë paraditen e sotme.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në një makinë në aksin rrugor rural, Polican-Suhë, në Gjirokastër. Gëzim Saraçi dhe Mihal Thimjo kishin njohje familjare me njëri-tjetrin dhe dhe para vrasjes ata kishin gërmuar në një varr dhe gjetën flori.

Sipas Policisë, ata kishin debatuar dhe 57-vjeçari Saraçi ka goditur i pari Thimjon, i cili është kundërpërgjigjur duke e gjuajtur me levë. Pas goditjes me levë, 57-vjeçar  humbi menjëherë jetën. Autori u largua nga vendi i ngjarjes dhe tentoi të arratisjes, por u kap nga Policia.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gezim saraci mihal thimjo gezim saraci mihal thimjo

Sondazh

Poll