Aktualitet

8 Gusht 2020, 09:39 Nga DOSJA

POGRADEC- Jetmir Muçollari, pronari i hotel “Voloreka” në Pogradec ka deklaruar se Nehar Berberi dhe Ilir Rrushi janë 2 personat që kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit të tij. Ai ka theksuar se këta të fundit janë kriminelët më të mëdhenj në Pogradec.

“Nehar Berberi dhe Ilir Rrushi janë dy autorët. Ata janë kriminelët më të mëdhenj në Pogradec. Fillimisht autorët qëlluan në drejtim të rojes së hotelit, duke i kërkuar që të mos lëvizte. Plumbat dëmtuan dy makinat e mia dhe të djalit dhe 4 mjete të turistëve. Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga pòlicia”, ka deklaruar ai. Ndërkohë, para mediet ai ka bërë me dije se këta dy persona i ka denoncuar edhe në Polici.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, ky dy persona qëlluan mbi 50 herë me kallashnikov në drejtim të hotel “Voloreka” në Pogradec, biznes ky në pronësi të Jetmir Muçollarit. Nga ky atentat u dëmtuan 6 makina dhe u thyen disa xhama të hotelit. Plumbave iu shpëtoi mrekullisht djali i pronarit në hotelit, pasi autorët qëlluan me armë në drejtim të dhomës ku flinte i riu. Ky është atentati i dytë brenda 1 javë që ndodh në këtë hotel.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat në hotel voloreka të shtëna me armë zjarri në pogradec atentat në hotel voloreka të shtëna me armë zjarri në pogradec

Sondazh

Poll