I bënë “shoshë” me plumba hotelin/ Pronari i “Voloreka”: 2 autorët i kam denoncuar në Polici, janë krimine
8 Gusht 2020, 08:56Nga DOSJA
POGRADEC- Pronari i hoteli “Voloreka” në Pogradec, Jetmir Muçollari ka deklaruar për mediet se familjes së tij i rrezikohet jeta. Teksa ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë ai thekson se atetatorët janë Nehar Berberi dhe Ilir Rrushi të cilët i ka denoncuar edhe në Polici. Sipas tij ata janë kriminelët më të mëdhenj në Pogradec. Ai kërkon mbrojtje nga Policia dhe nëvizon se kërkon azil për 2 djemtë e tij.
“Ngjarja në orën 4:40 min. Kanë qenë dy persona në këmbë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikovë,duke shkehur disa karikatore në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit. Atentatorët kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomes ku flinte djali dhe dy dhomave ku ishin turistë. Nga plumbat nuk ka persona të lënduar. Fillimisht autorët qëlluan në drejtim të rojes së hotelit, duke i kërkuar që të mos lëvizte. Plumbat dëmtuan dy makinat e mia dhe të djalit dhe 4 mjete të turistëve. Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia. Dyshoj se objektiv i atentatit të sotëm dhe atij që ndodhi para një jave ka qëne djali im. I kam denoncuar me emra autorët, por policia nuk po vepron. Nehar Berberi dhe Ilir Rrushi janë dy autorët. Ata janë kriminelët më të mëdhenj në Pogradec. Kërkoj azil për dy djemte, pasi ketu ju rrezikohet jeta”, është shprehur ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, ky dy persona qëlluan mbi 50 herë me kallashnikov në drejtim të hotel “Voloreka” në Pogradec, biznes ky në pronësi të Jetmir Muçollarit. Nga ky atentat u dëmtuan 6 makina dhe u thyen disa xhama të hotelit. Plumbave iu shpëtoi mrekullisht djali i pronarit në hotelit, pasi autorët qëlluan me armë në drejtim të dhomës ku flinte i riu. Ky është atentati i dytë brenda 1 javë që ndodh në këtë hotel.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BERAT- Policia e Beratit pas një hetimi disa mujor ka arritur që të sekuestrojë 25 doza kokainë dhe disa doza të tjerë kanabis sativa. Në një njoftim për mediat...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot mesazhin e mjekes Alketa Tandili, e cila bën thirrje për ruajt...
GJIROKASTËR– Një makinë është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjirokastër.Sipas të dhënave të para mësohet se makina ka qenë e parkuar...
POGRADEC- Detaje të reja kanë dalë nga atentati me armë zjarri në hotel “Voloreka” në Tushemisht të Pogradecit. Mësohet se kanë qenë 2 persona që kanë qëlluar m...
MEMALIAJ- Gjendet e mbytur një 44-vjeçare në lumin Vjosë, pranë qytetit të Memaliajt. Trupi i pajetë, i dekomopozuar u gjet nga një ri, i cili lajmëroi...
DURRËS- Policia e Durrësit njofton se gjatë natës janë arrestuar disa persona për vepra të ndryshme penale. Në një njoftim për mediat blutë e qytetit të Du...
TIRANË- Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka publikuar të dhënat një studimit të kryer në Australi për përhapjen e COVID-19. Në një postim në mediat soci...
LIBRAZHD- Një 43-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, ky është bilanci i operacionit të koduar “Dragostunja” në Librazhd. Në n...