Aktualitet

‘Blindohet’ Kukësi, nga java e ardhshme zbarkojnë 25 efektivë të rinj. Kontrolle në të gjithë qarkun për drogë

8 Gusht 2020, 10:25 Nga DOSJA
‘Blindohet’ Kukësi, nga java e ardhshme zbarkojnë 25

KUKËS- Policia e Kukësit nga e hëna e javës së ardhshme do të ketë forca të shtuara në terren. Sipas burimeve të Dosja.al, mësohet se të hënën në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës do të bashkohen dhe 25 efektivë të tjerë.

Mësohet se efektivët do jenë nga qarqe të tjera dhe do të zhvillojnë kontrolle për disa muaj në Kukës, për kanabis dhe krime të tjera të pazbuluara.

Nuk dihen ende detaje pse Ardi Veliu ka marrë këtë vendim për të blinduar Kukësin, nëse është një operacion rutinë, apo në ditët në vijim do të ketë arrestime të bujshme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet levizjes ne polici policia kukes levizjes ne polici policia kukes

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Gusht 2020, 09:39

POGRADEC- Jetmir Muçollari, pronari i hotel “Voloreka” në Pogradec ka deklaruar se Nehar Berberi dhe Ilir Rrushi janë 2 personat që kanë qëlluar me armë ...