Aktualitet

Trafikonin kokainë dhe kanabis, arrestohen 2 persona në Berat. Në pranga dhe 4 familjarë të tyre që kundërshtuar më dhun

8 Gusht 2020, 08:49 Nga DOSJA
Trafikonin kokainë dhe kanabis, arrestohen 2 persona në Berat. Në

BERAT- Policia e Beratit pas një hetimi disa mujor ka arritur që të sekuestrojë 25 doza kokainë dhe disa doza të tjerë kanabis sativa. Në një njoftim për mediat, blutë e Beratit bëjnë me dije se janë arrestuar 2 persona të cilët posedonin dhe shpërndanin lëndën narkotike.

Po ashtu në pranga janë vënë dhe 4 persona të tjerë, të cilët janë familjarë të të arrestuarve, pasi nuk lejonin efektivët që të zhvillonin kontroll në banesë dhe përdorën dhunë kundër policëve.  Tashmë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni policor i koduar “Poshnje”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, pas një hetimi disa mujor. Sekuestrohen 25 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe doza cannabis sativa. Vihen në pranga dy shtetasit që posedonin dhe shpërndanin në doza të vogla kokainë dhe kanabis.

Në pranga edhe 4 shtetas të tjerë, familjarë të të arrestuarve, pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, për të mos i lejuar të ushtronin kontroll në banesat e tyre. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpinim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, pas një hetimi disa mujor organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Poshnje”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. A., 25 vjeç dhe J. Sh., 18 vjeç, të dy banues në Berat.

Shërbimet e Policisë, në fshatin Poshnje, gjatë kontrollit të ushtruar në automjentin me të cilin këta shtetas po udhëtonin gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe doza cannabis sativa. Gjithashtu, nga specialistët për Krimet u arrestuan në flagrancë dhe 4 shtetas të tjerë, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, konkretisht shtetasit H. A., 52 vjeç, E. A., 16 vjeç, E. G., 34 vjeç dhe K. D., 41 vjeç, të katërt banues në Berat,  pasi në vijim të veprimeve hetimore punonjësit e Policisë ushtruan kontrolle në banesat e shtetasve A. A. dhe J. Sh. dhe shtetasit e mësipërm  kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë që të mos ushtronin kontrolle në banesat e tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne berat kokiane ne berat policia berat arrestime ne berat kokiane ne berat policia berat

Sondazh

Poll