Aktualitet

Dy atentate në 7 ditë në hotel ‘Voloreka’ në Pogradec/ Autorët qëllojnë me kallashnikov në drejtim të djalit të pr

8 Gusht 2020, 08:25 Nga DOSJA
Dy atentate në 7 ditë në hotel ‘Voloreka’ në

POGRADEC- Detaje të reja kanë dalë nga atentati me armë zjarri në hotel “Voloreka” në Tushemisht të Pogradecit. Mësohet se kanë qenë 2 persona që kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të parkingut të hotelit, ku janë dëmtuar 8 makina. Autorët kanë qëlluar me mbi 50 plumba në drejtim të këtij biznesi dhe vetëm 24 prej tyre kanë prekur makinën e pronarit, Jetmir Muçollari.

Po kështu, sipas informacioneve, atentatorët kanë qëlluar edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit, ku janë thyer disa xhama. Ky nuk është atentati i parë ndaj Muçollarit,  pasi më 1 gusht është qëlluar 3 plumba në drejtim të hotelit. Kjo ngjarje nuk është raportuar më herët.

Të shtënat me armë zjarri në Tushemisht të Pogradecit u raportuan mëngjesin e sotëm. Sipas policisë disa persona kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të parkingut të hotelit. Policia ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin e autorëve dhe shkaqet e ngjarjes.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet të shtëna me armë zjarri në progradec të shtëna me armë zjarri në progradec

Sondazh

Poll