Aktualitet

“Na la shijen e zhargonit të Çoles”/ Aleksandër Çipa kriktikon Aurela Gaçen për këngën “Lento Lento”, gazetari:

8 Gusht 2020, 08:11 Nga DOSJA
“Na la shijen e zhargonit të Çoles”/ Aleksandër

TIRANË- Gazetari Aleksandër Çipa ka kritikuar këngëtaren Aurela Gaçe për këngën e saj të fundit, me titull  “Lento Lento”.  Çipa thekson se është e pakuptimtë që një artiste e madhe si Aurela Gaçe të bjerë në në këtë nivel, ku kënga nuk ka përmbajtje. Ai thekson se gjithë problemi qëndron tek teksti i këngës së re, që sipas tij ka shijet e zhargonit të Çoles.

Kur mendoj se tekste te kengeve te tua i kane shkruar poete gjuhebukur si Xhevahir Spahiu, Ilirian Zhupa etj, etj, etj, me trishton renia ne ” kovaçanen” e fjale mballosjes, per tekstin e kenges se fundit.”, shprehet ndër të tjera ai. 

Reagimi i plotë:

E madhe Aurela e Vlores sime! E talentuara Artiste e Laberise dhe Shqiperise sime, Aurela Gaçe! Ti e di se sa e çmoj artin dhe talentin tend interpretues. Eshte e tepert te shtoj kompliment, sepse ende nuk e kam gjetur fjalen shteruese. Por sot, bashke me urimin per kengen e re, dua te ta çoj kritiken publikisht. Kush ta beri kete tekst? Pse duhet te bjere nje artiste e detajeve dhe e peshes kuptimore, ne te gjitha elementet e saj, ne varferine e se thjeshtes pa permbajtje e ne zhargon gati lumpenik fjalesh?!?! Kete nuk dua dhe nuk do te doja ta gjeja tek krijimet e tua, te cilat kane udherrefyer dhe kryesojne shije brezash dhe artistesh te rinj ne kete vend.
Kriza e teksteve te kenges shqipe ka kohe qe ka uzurpuar dhe banalizuar pjesen me te madhe te produksioneve muzikore dhe prurjet e disa breza kengetaresh te te gjitha zhanreve dhe preferencave muzikore. Kjo krize nuk eshte e vetme. Ne kete krize gjenden shume fusha, perfshi edhe timen, ku gjendem profesionalisht. Por perhere kemi pasur nje pervoje sharmante dhe sqimatare ndaj teksteve te kengeve tona madje, ne nje koheshtrirje nje shekullore.
Aurela e shtrenjte, sikur nivelin e tekstit te refrenit tend, ta kishe mbajtur se paku ne vleren asociative te ” lento- lento-s”, do te mbetej me e bukur dhe nuk do te na linte ne shijen e zhargonit te Çoles. Kur mendoj se tekste te kengeve te tua i kane shkruar poete gjuhebukur si Xhevahir Spahiu, Ilirian Zhupa etj, etj, etj, me trishton renia ne ” kovaçanen” e fjale mballosjes, per tekstin e kenges se fundit.

Këngën “Lento Lento” këngëtarja Gaçe e publikoi disa ditë më parë dhe ka arritur miliona klikime në Yutube. Në këtë këngë këngëtarja shfaqet me një stil krejt ndryshe.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander cipa aurela gaçe aleksander cipa aurela gaçe

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Gusht 2020, 06:37

POGRADEC- Tronditet sërish qyteti i Pogradecit. Mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00 është qëlluar me kallashnikov në drejtim të hotel “Voloreka” në Tushemisht t...