Bota

Xhandarmëria serbe u fut në Kosovë, Policia: Nuk mbajmë përgjegjësi, mandatin e sigurisë së zonës së kufirit, ende e k

7 Gusht 2020, 20:21 Nga DOSJA
Xhandarmëria serbe u fut në Kosovë, Policia: Nuk mbajmë

KOSOVË– Policia e Kosovës ka reaguar pak orë pasi pronari i një restoranti në Kamenicë publikoi videon ku shiheshin xhandarët serbë në territorin e Kosovës. Përmes një deklarate zyrtare, policia shprehet se nuk është përgjegjësia e tyre dhe se është KFOR-i, struktura që përgjigjet për sigurinë në kufi.

Pas raportimit të një informacioni nga Karaçeva e Kamenicës, njësitet policore kufitare kanë reaguar menjëherë duke shkuar dhe patrulluar tek vendi ku është raportuar rasti. Njësitet policore nuk kanë hasur në atë lokacion ndonjë njësi apo siç është informuar për ushtri të Serbisë. Njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit sipas koordinatave si dhe kanë bërë patrullime dhe vëzhgime në atë zonë. Po ashtu është njoftuar edhe KFOR-i, pasi që mandatin e sigurisë së zonës së kufirit me Serbinë, ende e ka KFOR-i,“- shkruhet në deklaratë.

Më herët, Adhurim Krasniqi publikoi videon nga kamerat e sigurisë së restorantit të tij që kishin kapur xhandarët serb. Ai i bëri thirrje shtetit të reagonin, ndryshe do të merrnin vetë masat për t;u kundërpërgjigjur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni policia e kosoves xhandamëria serbe në kosovë policia e kosoves xhandamëria serbe në kosovë

Sondazh

Poll