Bota

Me ujë, energji elektrike dhe aspirator, zbulohet tuneli më i sofistikuar për transportin e drogës, nisma e El Chapos merr j

7 Gusht 2020, 19:41 Nga DOSJA
Me ujë, energji elektrike dhe aspirator, zbulohet tuneli më i

SHBA– Tuneli që po shikoni në foto është cilësuar si hapja e tokës më e sofistikuar që është përdorur për transportin e lëndëve narkotike. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ky tunel, shtrihet nga Arizona në Meksikë.

Ai është zbuluar pa u përfudnuar ende mirë, por ishte destinuar të përdorej për trafikim të lëndëve Ai përmbante edhe një linjë uji, instalime elektrike, ventilim dhe një sistem hekurudhor.

Ky duket se është tuneli më i sofistikuar në historinë e SHBA, dhe sigurisht më i sofistikuari që kam parë në karrierën time. Hetimet e Sigurisë Kombëtare e gjetën tunelin në fund të muajit të kaluar. Fotografitë e marra tregojnë sistemin e tunelit 90 cm i gjerë, 120 cm i lartë dhe ishte hapur 7 metra nën tokë,”- u shpeh Carl E. Landrum, një agjent i patrullës.

Në muajin janar të këtij viti është gjetur një tjetër tunel. Bëhet fjalë për atë që shtrihej nga Tijuana në anën Meksikane, në rrugën për në San Diego, California. Tunelet janë përdorur shumë herë për të trafikuar lëndën narkotike nga Meksika drejt SHBA-së, por këtë herë dyshohet se inspirimi ishte bërë nga El Chapo.

Edhe në serialin e dedikuar ndaj Joaquín Archivaldo Guzmán Loera, i njohur dhe lordi i drogës në Meksikë, tregohet se si mund të hapet një tunel në mënyrë mjaft të sifistikuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota el chapo joaquín archivaldo guzmán loera el chapo joaquín archivaldo guzmán loera

Sondazh

Poll