Bota

Xhandarmëria serbe futet në territorin e Kosovës, kërcënon pronari i restorantit që i kapi në kamera: Merrni masa se do t

7 Gusht 2020, 19:13 Nga DOSJA
Xhandarmëria serbe futet në territorin e Kosovës,

KOSOVË– Ushtarë serbë janë futur sot rreth 1 km në brendësi të Kosovës. Këtë ngjarje e ka pikasur nga kamerat e sigurisë, pronari i një restoranti me emrin “Oxygen”, që ndodhet në Komunën e Kamenicës.

Adhurim Krasniqi, ka publikuar edhe videon në faqen e tij në Facebook, ku shihet se si serbët futen brena territorit të Kosovës. Krah videos, Krasniqi i bën thirrje shtetit që të marrë masa, dhe kërcënon se herën e dytë që mund të ndodhë kjo gjë, ai nuk do ta lejojë dhe do t’i përgjigjet një provokimi të tillë.

Sot rreth orës 17:00, datë 07.08.2020, xhandarmëria sërbe me tendencë destabilizimi, janë futur rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës në fshatin Karaçevë Komuna e Kamenicës.
Kamerat e sigurisë kanë kapur 11 pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur që kanë kaluar nëpër parkingun e Restaurant Oxygen që është pronë familjare e jona.
Kërkojmë nga institucionet qendrore që të marrin masa dhe të shtojnë praninë e forcave të sigurise së Republikës së Kosovës në brezin kufitar, perndryshe ne jemi të detyruar që provokimeve të tilla t‘i përgjigjemi me mundësit tona.
Kufijtë janë në përgjegjësi të organeve të sigurisë së shtetit tonë, por pronën dhe tokën tonë nuk tolerojmë të na e shkelë ushtria çetnike sërbe.
Kjo është hera e parë! Për herën e dytë do të jetë ma ndryshe nese nuk merren masa nga shteti ynë,”- shkruan Krasniqi krah videos.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni adhurim krasniqi xhandaret serbe ne kosove adhurim krasniqi xhandaret serbe ne kosove

Sondazh

Poll