Bota

“Ti nuk do të jesh me vello të bardhë”, Do martohej në qershor të 2021, vdekja e infermieres në Bejrut përlot botën

7 Gusht 2020, 19:07 Nga DOSJA
“Ti nuk do të jesh me vello të bardhë”, Do martohej

LIBAN– E marta e 4 gushtit do të kujtohet gjatë si dita më tragjike për Libanin. Shpërthimi  i fuqishëm pasditen e të martës ka shokuar botën. Pas shpërthimit të depove në portin e Bejrutit kanë mbetur të vdekur të paktën157 persona dhe ka palgosur 5 mijë të tjerë.

Mes shumë viktimash përfshihet edhe infermierja 24-vjeçare, Sahar Fares. Sahrah u shoqërua për në banesën e fundit duke ndjekur traditat e dasmave dhe me muzikantë që luanin tinguj ritmike. Ndërsa i fejuari i saj, Gilbert Karaan, mbante mbi supe arkivolin me trupin e pa jetë të së dashurës dhe nga hidhërimi lotët i rridhnin ndër faqe.

“Gjithçka që dëshirove do të bëhet, por vetëm ti nuk do të jesh me vello të bardhë. Ma ke thyer zemrën, dashuria ime. Jeta nuk ka më shije për mua që kur ke ikur ti.”- ka shkruar në rrjetet sociale i fejuari i viktimës para ceremonisë.

Sipas tij, Sarah ishte duke biseduar në telefon me të në momentin e shpërthimit. Ajo ishte pjesë e ekipit të zjarrfikësve që humbën jetën, pasi shkuan për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve.

Më tej Karaan shtoi se Sahrah po i tregonte gjithçka po ndodhte, po i tregonte për flakët masive që kishin përfshirë vendin dhe për gjenden kaotike të krijuar, kur papritur sipas tij, linja u ndërpre dhe lajmin fatal për të fejuarën e mori nga mediat.

“Nusja ime e bukur. Dasma jonë do të zhvillohej më 6 qershor 2021. Në vend të kësaj do të jetë nesër. Unë të kam dashur, të dua dhe do të të dua gjithmonë. Derisa do të ribashkohem me ty dhe të vijojmë rrugëtimin tonë të përbashkët.”- përfundoi ai.

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi të martën në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 157 viktima dhe mbi 5 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë. Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka bërë me dije se zyrtarët e portit tashmë janë në arrest shtëpie, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.

Burimi: Nytimes

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sahar fares shperthimi ne liban sahar fares shperthimi ne liban

Sondazh

Poll