Bota

Fluturon disa metra në ajër/ Toreadori sulmohet rëndë gjatë festivalit të demave, u hoq si i vdekur për të shpëtuar jet

7 Gusht 2020, 19:23 Nga DOSJA
Fluturon disa metra në ajër/ Toreadori sulmohet rëndë

SPANJË– Mbarë bota e njeh Spanjën për festivalin e famshëm të demave, por gjatë pandemisë së koronavirusit ky sport kaloi një periudhë pushimi, sikurse ndodhi edhe me të gjithë sportet e tjera.

Por me lehtësimin e masave kufizuese, toreadorët u rikthyen për të kënaqur publikun. Nga mediat e huaja është raportuar ajo çfarë ka ndodhur edhe me Enrique Ponce, një prej toreadorëve të Spanjës, por së fundmi ai pësoi një incident të rëndë e të sikletshëm njëkohësisht.

Pasi nisi të ‘luante’ si gjithmonë me demin, teksa i tërhiqte vëmendjen me copën e kuqe në dorë, demi reagoi dhe në vend të copës iu vërsul Eneriques.

Për pasojë toreadori fluturoi disa metra në ajër, por për t’i shpëtuar një lëndimi akoma dhe më të rëndë, pasi ra në tokë u hoq sikur kishte vdekur për të frenuar sulmin e demit.

Megjithatë ai arriti të shpërtote jetën, por sulmi teje i rëndë sa burri përfundoi me disa brinjë të thyera dhe lëndime të tjera në turp.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota spanje spanje

Sondazh

Poll