Bota

“Virusi nuk ekziston”, Kosova përgatit ndëshkimin për dezinformuesit, Osmani: Dëmi që bëjnë është i madh

7 Gusht 2020, 19:14 Nga DOSJA
“Virusi nuk ekziston”, Kosova përgatit ndëshkimin për

KOSOVË -Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka prezantuar sot para Kuvendit, projektligjin e ri, që ndëshkon personat që nuk zbatojnë masat e vendosura nga qeveria dhe ata që përhapin informacione, se virusi COVID-19 nuk ekziston.

Sipas saj, dezinformata të tilla janë tepër të dëmshme dhe nuk duhet të kalojnë pa ndëshkuar.


Nëpërmjet të këtij ligji presim që të krijohet mundësia e shqyrtimit të sanksionove për personat fizik dhe juridik që nuk zbatojnë masat e vendosura nga ana e qeverisë. Natyrisht që në kohën kur është shkruar nuk ka pasur problem me çështjen e maskave por nëpërmjet amendamentit pritet të jetë detyruese. Nëpërmjet ligjit të parashohim ndëshkime në veçanti, për personat që pozitën apo ndikimin e përdorin për të shpërndarë dezinformata se nuk ka virus. Pra duhen ndëshkime konkrete për persona të tillë, sepse dëmi që bëjnë është i madh dhe dezinformata të tilla nuk duhet të kalojnë të pandëshkuara“, u shpreh Osmani.

Situata me COVID-19 në Kosovë është tepër e rënduar. Gjatë javëve të fundit janë shënuar qindra të infketuar dhe mbi 10 viktima brenda 24 orëve. Si pasojë e shifrave të larta, qeveria kosovare ka shtrënguar masat, duke kufizuar orari e lëvizjeve, si dhe duke e bërë masën të detyrueshme.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni covid-19 vjosa osmani covid-19 vjosa osmani

Sondazh

Poll