Bota

Princi i Kurorës Saudite akuzohet për komplot atentati kundër ish-agjenti saudit

7 Gusht 2020, 18:16 Nga DOSJA
Princi i Kurorës Saudite akuzohet për komplot atentati kundër

ARABIA SAUDITE- Mediat e huaja kanë shkruar sëfundmi për njëpadi të ngritur ndaj Princit të kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman. Mësohet se padia është ngritur pas të dhënave se ai ka dërguar një skuadër atentatorësh në Kanada për të vrarë një ish-agjent të lartë të inteligjencës saudite.

Këto informacione pretendohen  në padinë e ngritur ditën e sotme në një gjykatë amerikane.

Në padinë prej 106 faqesh, ish-agjenti Saad Aljabri tha se princi i kurorës Mohammed bin Salman e dëshiron atë të vdekur sepse ai di shumë për “punët e korruptuara të princit”, si dhe krijimin e një grupi mercenarësh të quajtur “Skuadra e Tigrave”. Aljabri është banor i përhershëm i Kanadasë.

39-vjeçari i inteligjencës saudite tha se Skuadra e Tigrave vrau gazetarin saudit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Turqi në vitin 2018.

Më tej në padi thuhet se ai ka një marrëdhënie të ngushtë pune me inteligjencën amerikane dhe përmes zbulimeve mund të dëmtojë reputacionin e princit të kurorës në Ëashington duke shpalosur “punët ndyra të princit”. Qeveria kanadeze ka komentuar padinë, por ministri i Sigurisë Publike, Bill Bler, tha se qeveria kishte njohuri për situata kur subjekte të huaja kishin kërcënuar kanadezët, si dhe njerëzit që banonin në vend.

“Është plotësisht e papranueshme dhe ne kurrë nuk do të tolerojmë aktorët e huaj që kërcënojnë sigurinë kombëtare të Kanadasë ose sigurinë e qytetarëve dhe banorëve tanë.”- është shprehur Bler në një deklaratë.

Aljabri u arratis nga Arabia Saudite në vitin 2017, duke shkuar në Turqi dhe më pas Toronto, ku ai banon. Kjo nuk është hera e parë që pretendohet se princi i kurorës ka vënë në shënjestër një banor kanadez për vrasje.

Kujtojmë se më 22 qershor, “AA” përmes një artikulli tregoi sesi Omar Abdulaziz, një kritik i shquar i Arabisë Saudite që tani është në Kanada, shkaktoi zemërimin e Princit të Kurorës së Mbretërisë dhe autoritetet kanadeze paralajmëruan se ai mund të shënjestrohet pafundësisht për vrasje ose rrëmbim nga sauditët.

Burimi:  CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bill bler mohammed bin salman saad aljabri bill bler mohammed bin salman saad aljabri

Sondazh

Poll