Bota

Me 77 vota pro kalon ligji për pandeminë në Kosovë, deputeti i LDK-së voton kundër

7 Gusht 2020, 17:50 Nga DOSJA
Me 77 vota pro kalon ligji për pandeminë në Kosovë, deputeti

KOSOVË-  Këtë të enjte deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, me përjashtim të njërit prej deputetëve nga rradhët e LDK-së.

Në total 77 deputetë kanë votuar pro dhe një kundër, e në këtë mënyrë ky projektligj ka kaluar, kanë shkruar mediat vendase.

“Konstatoj se me 77 deputetë që votuan për, një kundër kalon në shqyrtim të parë projektligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.”- ka deklaruar kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ndërkohë vetëm një deputet i LDK-së votoi kundër këtij projektligji, por ndryshe nga herët e tjera, kjo seancë parlamentare e ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka kaluar me shumë akuza e replika, megjithatë, deputetët e kanë kaluar projektligjin.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll