Bota

Pamje e trishta nga Afrika e Jugut/ Mijëra varre të reja hapen për viktimat e Covid-19

7 Gusht 2020, 16:24 Nga DOSJA
Pamje e trishta nga Afrika e Jugut/ Mijëra varre të reja hapen

AFRIKA E JUGUT- Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një situatë teje të vështirë  në mbarë botën. Në Afrikën e Jugut ditë pas dite janë rritur ndjeshëm shifrat e të infektuarëve dhe viktimave.

Së fundmi mediat e huaja kanë publikuar disa foto të trishta, ndërsa rastet e reja me koronavirus vijojnë që të rriten.

Afrika e Jugut është tashmë vendi i pestë në botë më i prekur nga pandemia e koronavirusit.

Këto pamje të trishta nga varreza Olifantsveil tregojnë një numër të madh varresh të cilët janë hapur së fundmi për të gjitha viktimat e COVID-19.

Edhe pse Afrika e Jugut është shteti më i përgatitur sa i përket pandemisë, aktualisht aty numërohen 538,184 raste me koronavirus si dhe 9,604 viktima.

Mirpo shkalla e vdekshmërisë mendohet të jetë shumë e lartë pasi një raport i Këshillit të Kërkimeve Mjekësore në Afrikën e Jugut i publikuar javën e kaluar tregoi se shumë vdekje nga Covid-19 kanë mbetur të pa numëruara.

Burimi: TheSun

 A.C/Dosja .al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne afriken e jugut koronavirusi ne afriken e jugut

Sondazh

Poll