Aktualitet

EMRAT/ OFL hedh ‘grepin’ në jug, ja pesë të dënuarit që duhet të vetëdeklarojnë pasurinë, mes tyre urdhëruesi i vr

7 Gusht 2020, 13:17 Nga DOSJA
EMRAT/ OFL hedh ‘grepin’ në jug, ja pesë të

TIRANË– Operacioni Forca e ligjit ka zbritur sot në Jug të Shqipërisë, ku u ka dërguar pusullën dhe u ka kërkuar të vetëdeklarojnë pasurinë, pesë të dënuarit e radhës. 

Dosja.al mëson se bëhet fjalë për katër persona të dënuar për trafik të lëndëve narkotike dhe Blerdar (Rikardo) Jambellin, i cili është dënuar për urdhërimin e ekzekutimit të ish-komisarin Artan Cuku. Konkretisht ai është dënuar dënuar për veprën penale “Vrasja e punonjësit të policisë së shtetit” e kryer në bashkëpunim; Aktualisht Jambelli ndodhet i arrestuar në Greqi, shtet i cili nuk ka pranuar ta ekstradojë drejt Shqipërisë, pasi pretendon se këtu i rrezikohet jeta. Nga ana tjetër dyshohet se shkak për mosekstradimin e Jambellit mund të jetë bërë edhe mbiemri i tij, si minoritar grek.

Bashkëpunëtor i Jambellit, Kristaq Leci, i cili po ashtu u arrestua në Greqi ka fituar lirinë. Në burg për vrasjen e Cukut, vijon të mbetet vetëm ekzekutori Mikel Shallari, i cili kishte marrë përsipër që të kryente vrasjen kundrejt një pagese prej 20 mijë eurosh.

Katër personat e tjerë janë:

Adriatik Gaba, me banim në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Klaudio Karagjozi, me banim në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Xhevahir Derxhia,me banim në Lazarat Gjirokastër, i dënuar për “Kultivimi i bimëve narkotike”

Rimel Shehu, me banim në Tepelenë, i dënuar për shkelje te ligjit penal grek për narkotikët. 

Njoftimi i OFL, 7 gusht

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

• B. (R.) J. (M.), banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja e punonjësit të policisë së shtetit” e kryer në bashkëpunim;

• A. G., me banim në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

• K. K., me banim në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• Xh. D., me banim në Lazarat Gjirokastër, i dënuar për “Kultivimi i bimëve narkotike”;

• R. Sh., me banim në Tepelenë, i dënuar për shkelje te ligjit penal grek për narkotikët.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ofl ne terren ofl ne terren

Sondazh

Poll