Bota

Shpërthimi në Bejrut, BE bën gati 33 milion € ndihmë emergjente për Libanin

7 Gusht 2020, 07:47 Nga DOSJA
Shpërthimi në Bejrut, BE bën gati 33 milion € ndihmë

LIBAN- Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të jap 33 milionë euro për të ndihmuar Libanin pas shpërthimit katastrofik që ndodhi më 4 gusht. Kjo shumë do  të bëjë të mundur mbulimin e nevojave të menjëhershme të shërbimeve të urgjencës dhe spitaleve në kryeqytet.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, telefonoi kryeministrin Libanez Hassan Diab për ta njoftuar për ndihmën e Bashkimit Evropian.

Në një letër drejtuar 27 vendeve anëtarëve të BE-së, von der Leyen dhe Charles Michel, President i Këshillit Evropian, iu bën thirrje vendeve anëtare “të kontribuojnë në rimëkëmbjen e Libanit”.

“Ne ju ftojmë të intensifikoni mbështetjen tuaj për Libanin, si për nevojat e menjëhershme, por edhe me qëllim të rindërtimit afatgjatë të vendit”, kanë shkruar udhëheqësit.

Bjeruti tashmë është  skatërruar pas shëprthimit të tmerrshëm që ndodhi në mesditën e së martës ku si psojë kanë humbur jetën 157 persona dhe janë plagosur mbi 5,000 mijë të tjerë.

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota be shperthimi i fuqishem ne bejrut ursula von der leyen be shperthimi i fuqishem ne bejrut ursula von der leyen

Sondazh

Poll