Bota

Bill Gates optimist: Pandemia e Covid-19 mund të përfundojë në fund të vitit 2021

7 Gusht 2020, 07:33 Nga DOSJA
Bill Gates optimist: Pandemia e Covid-19 mund të përfundojë

SHBA- Miliardieri Bill Gates, ditën e djeshme në një intervistë për ‘Bloomberg’ është shprehur se pandemia e koronavirusit do të marrë fund në vitin 2021. Ai ka shtuar se kjo do të ndodh përmes inovacionit në diagnostikim, terapi dhe vaksinim.

“Fundi i pandemisë vjen kur midis infeksionit natyror dhe vaksinës kemi imunitetin e tufës,” tha ai. Gates, ka shtuar se “vaksina fillestare mund të mos jetë efektive” kështu që me zbulimin e vasksinës sipas tij nuk duhet të mendojmë se ka mbaruar gjithçka.

Në lidhje me vaksinën ai është pyetur nëse SHBA do të ketë më shumë qasje në  marrjen e saj, ndërkohë themeluesi i Microsoft u shpreh se i ka këshilluar ligjvënësit amerikanë që të përgatisin një fond prej 8 miliardë dollarë për të ndihmuar vendet e varfëra dhe ato me ekonomi mesatare.

Bill Gates ka thënë se ëshët optimist se terapitë për trajnimin e Covid-19  mund të ndihmojnë në uljen e shkallës së vdekshmërisë. Kujtojmë se pas kohë më parë Gates ka thënë se testimi për covid-19 është i padobishëm pasi rezultatet dalin shumë vonë dhe se kjo ndikon që njerëzit tua ngjisin dhe tjerëve virusin.

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, ka premtuar më shumë se 250 milion dollarë për hulumtimin COVID-19. Gates gjithashtu ka financuar kandidatët për vaksinën kundër koronavirusit.

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bill gates kroonavriusi ne bote bill gates kroonavriusi ne bote

Sondazh

Poll