Bota

Para takimit me Presidentin Trump, guvernatori amerikan rezulton i infektuar nga koronavirusi

6 Gusht 2020, 18:01 Nga DOSJA
Para takimit me Presidentin Trump, guvernatori amerikan rezulton i infektuar nga

SHBA– Guvernatori amerikan i Ohios, Mike DeWine ka njoftuar ditën e sotme se ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Ky njoftim vjen pak para se DeWine të takohej me Presidentin amerikan Donald Trump në Cleveland. Por nga mediat e huaja është bërë me dije se çdo zyrtar që planifikon një takim me Presidentin Trump duhet t’i nënshtrohet testit të Covid-19.

Megjithatë në postimin e tij DeWine është shprehur se nuk ka shfaqur  simptoma të Covid-19 gjatë kësaj kohe.

“Si pjesë e protokollit standard për të përshëndetur Presidentin Trump në meritë në Cleveland, unë bëra një test për COVID-19. Rezultova pozitivë. Unë nuk kam simptoma në këtë kohë. Por tashmë jam duke ndjekur protokollin dhe do të karantinohem në shtëpi për 14 ditët e ardhshme.”- shkroi ai.

DeWine është politikani i fundit që është infektuar nga virusi, pasi javën e kaluar, Rep GOP Rep Louie Gohmert, i cili ka refuzuar shpesh të mbajë maskë mbrojtëse, rezultoi me Covid-19 pak para se të fluturonte drejt Teksasit për një takim me Trump.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba mike dewine koronavirusi ne shba mike dewine

Sondazh

Poll