Sport

Dështoi 4 herë ta fitonte Champions-in me Cityn, Guardiola kërkon me ngulm trofeun: Nuk e di çfarë mund të bëj nëse nuk

5 Gusht 2020, 17:35 Nga DOSJA
Dështoi 4 herë ta fitonte Champions-in me Cityn, Guardiola kërkon

BRITANI E MADHE-Traineri i Manchester City, Pep Guardiola në një intervistë për mediat ndërkombëtare u shpreh se duhet të fitojnë patjetër Champions League këtë sezon pas dështimeve të 4 sezoneve të mëparshme. Ai gjithashtu tha, se nëse nuk fitojnë këtë vit nuk e di se çfarë do të bëj, duke i lënë përshtypjen lojtarëve se duhet ta fitojnë patjetër nëse duan ende ta shohin Guardiolën të qetë.

“Duhet të fitojmë, sepse nuk e di se çfarë mund të provoj nëse nuk ia dal sërish të fitoj Champions me Cityn. Tentuam vitin e parë, të dytin, të tretin, të katërtin… e kemi provuar në të gjitha vitet. Sigurisht që do të jetë dështim nëse nuk e fitoj as kësaj radhe“, deklaron Guardiola.

Manchester City të premten pret Real Madridin në ndeshjen e kthimit për raundin e 1/8 në Champions League. Man City nuk e ka fituar asnjëhere trofeun me të rëndësishëm të futbollit në nivel klubesh. Megjithatë pas triumfit 2-1 në ndeshjen e parë në Madrid ata janë më të fazorizuar për të kaluar në çerekfinale.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport manchester city pep guardiola manchester city pep guardiola

Sondazh

Poll