Aktualitet

Harrojini testet! Qentë po zbulojnë të infektuarit me Covid-19, vetëm duke nuhatur sqetullën e tyre

5 Gusht 2020, 20:56 Nga DOSJA
Harrojini testet! Qentë po zbulojnë të infektuarit me Covid-19,

EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Në Dubai, të infektuarit me Covid-19, tashmë nuk kanë më nevojë që t’i nënshtrohen një testi për ta kuptuar këtë gjë. Ata por zbulohen nga qentë, të cilët janë trajnuar për këtë gjë.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se pikëirsht në aeroportin e Dubait, disa qen janë ‘punësuar’ për të nuhatur dhe zbuluar të infektuarit me koronavirus. Sipas ekspertëve, ata kanë një saktësi prej 92 %.

Por si ndodh kjo?

Nga sqetullat e pasagjerëve që udhëtojnë në Dubai merren kampione dhe më pas vendosen në mini-konteinerë. Këto kampione nuhaten nga qentë dhe nëse katërputroshët diktojnë gjurmë të Covid-19, udhëtari ndalohet dhe dërgohet në spital.

Edhe vete Ministri i Brendshëm i Dubait e ka mbështetur këtë nismë.

Dedektimi i rasteve të dyshuara me Covid-19 ishte në 92 për qind të rasteve i saktë. Qentë mund t’i zbulojnë shumë shpejt personat e infektuar,”- tha ai ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dubai koronavirusi ne bote qente diktojne covid-19 dubai koronavirusi ne bote qente diktojne covid-19

Sondazh

Poll