Sport

Ligji për sportin nuk kënaq klubet, marrin vendimin drastik: Bojkotojmë sezonin e ri

5 Gusht 2020, 12:37 Nga DOSJA
Ligji për sportin nuk kënaq klubet, marrin vendimin drastik:

TIRANË– Ditën e sotme Liga Profesioniste e Futbollit është mbledhur në ambientet e “Air Albania” ku ka diskutuar mbi ligjin më të fundit të miratuar nga Parlamenti për sportin dhe ka konkluduar se asnjë nga premtimet e dhëna nga kryeministri i vendit, Edi Rama, në mbledhjen e 11 marsit 2019, nuk është realizuar.

Këto ndryshime për sportin nuk janë aspak të mira për futbollistët shqiptarë të cilët i ka detyruar të marrin vendimin drastik, duke bojkotuar sezonin e ri deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

VENDIMI I PLOTË:

Liga Profesioniste te Futbollit, pasi u njoh me ndryshimet ligjore për sportin të realizuara deri më tani, konstaton me keqardhje se këto ndryshime nuk i japin zgjidhje kërkesave te klubeve te Kategorisë Superiore dhe nuk përmbushin premtimet e bëra nga Qeveria Shqiptare ne tryezën e 11 marsit 2019.

Në këto kushte, Liga Profesioniste e Futbollit kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë:

1. Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit.

2. Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.

3. Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.

4. Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

Për sa më sipër, LPF vendosi, të bojkotojë Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore nga data 12 shtator e  në vijim, deri në plotësimin e kërkesave te mësipërme.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport sporti ne shqiperi sporti ne shqiperi

Sondazh

Poll