Sport

Rikthehet Europa League, ja ndeshjet që do të luhen në raundin e parë (GRAFIKU)

4 Gusht 2020, 20:57 Nga DOSJA
Rikthehet Europa League, ja ndeshjet që do të luhen në raundin e

TIRANË- Rikthehet Europa League pas 5 muajve pezullim për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kompeticioni do të ndahet në katër raunde që do të fillojnë në 5 gusht dhe do të mbarojnë në 21 gusht. Raundi i parë i cili quhet i 16-tave do të luhet midis orarit 18:55-21:00 në datat 5 dhe 6 gusht.

Raundi i dytë është do të luhen në datat 10 dhe 11 gusht në fashën e orarit 21:00. Raundi i tretë ose gjysmëfinalet do të luhet gjithashtu në orën 21:00 dhe në datat 16 dhe 17 gusht.

Ndërsa finalja do të luhët në orën 21:00 në datën 21 gusht. Ndërkohë që 4 ndeshjet e nesërme do të jenë ndeshjet e kthimit të skuadrave të: Copenhagen vs İstanbul Başakşehir (0-1); Shakhtar Donetsk vs Wolfsburg (2-1); Manchester United vs LASK (5-0). Si edhe ndeshja e mes: Inter-Getafe (Pa ndeshje kthimi)

Ndërsa ndeshjet e datës 6 gusht do të jenë: Leverkusen vs Rangers (3-1); Basel vs Eintracht Frankfurt (3-0); Wolves vs Olympiacos (1-1). Si edhe ndeshja mes: Sevilla vs Roma (Pa ndeshje kthimi).

(I.A. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport europa league ndeshjet e europa league rikthehet europa league europa league ndeshjet e europa league rikthehet europa league

Sondazh

Poll