Sport

U shpall lojtari më i mirë i Serie A, Dybala tregohet modest: Pa shokët e skuadrës nuk do ta fitoja çmimin

5 Gusht 2020, 15:31 Nga DOSJA
U shpall lojtari më i mirë i Serie A, Dybala tregohet modest: Pa

ITALI-Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala fitoi çmimin si lojtari më i mirë i sezonit 2019-2020 në Serie A. Falë paraqitjes së tij të shkëlqyer, 11 golave dhe 6 asisteve këtë sezon ai u shpall nga liga kryesore italiane e futbollit si më i miri. Në një postim në rrjetet sociale, Dybala falenderoi drejtuesit e Juventusit, shokët e skuadrës dhe tifozët për përkrahjen e padiskutueshme që i kanë dhënë.

“Dua të falënderoj trajnerët dhe shokët e skuadrës për këtë çmim. Pa ata nuk do të ishte e mundur. Faleminderit edhe tifozëve“, shkruan 26-vjeçari argjentinas.

Paulo Dybala u transferua te ekipi i Juventusit në vitin 2015 nga Palermo. Në kohën e tij 5-vjeçare te bardhezinjtë ai ka arritur të fitojë 5 herë titullin kampion.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lojtari i juventusit paulo dybala lojtari i juventusit paulo dybala

Sondazh

Poll