Sport

E vetmja që i mungon në koleksionin me PSG, Nyemar: Jemi shumë pranë kupës së Champions League, po luftojmë shumë për t

5 Gusht 2020, 14:21 Nga DOSJA
E vetmja që i mungon në koleksionin me PSG, Nyemar: Jemi shumë

FRANCË- Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar da Silva Santos Júnior në një intervistë për mediat ndërkombëtare u shpreh se ëndrra e tij këtë sezon është që të fitojnë titullin e Champions League. Ai gjithashtu foli për kohën që ka kaluar te ekipi si edhe për të gjitha peripecitë e kaluara së bashku me shokët e skuadrës duke i cilësuar ata si familje.

    “Këto kanë qenë 3 vite të mbushura me eksperiencë. Ka pasur momente të bukura por dhe sfiduese kur nuk mund të zbrisja në fushë për shkak të dëmtimeve. Me ndihmën e shokëve dhe të skuadrës arrita ti kaloj. Ky është momenti im më i mirë në Paris. Jemi një familje dhe të gjithë kemi të njëjtin objektiv. Dëshirojmë të mbyllim sezonin me fitimin e Champions League sepse ne po luftojmë shumë dhe jemi shumë pranë trofeut ,” u shpreh sulmuesi brazilian.

Neymar Jr u ble nga ekipi i Barcelonës në 2017 për 222 milion euro. Që nga koha e tij në Francë me PSG ai arriti të fitojë çdo gjë në League 1, dhe tani qëllimi për të është lavdia e  Champions League.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions lague neymar jr champions lague neymar jr

Sondazh

Poll