Aktualitet

Shqipëria bie në qetësi, shuhen vatrat e zjarrit, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Janë djegur 140 ha shkurre

5 Gusht 2020, 15:54 Nga DOSJA
Shqipëria bie në qetësi, shuhen vatrat e zjarrit, Ministria e

TIRANË -Stuhia dhe reshjet e dendura të mëngjesit të sotëm, kanë pasur edhe anën e tyre pozitive. Ministria e Mbrojtes ka njoftuar, se tashmë vatrat e zjarrit në të gjithë vendin janë shuar.

Grupet e zjarrfikësve ndërkohë ndodhen akoma në vendngjarje, për të hequr materialet, që mund të shkaktojnë riaktivizimin e vatrave. Paraprakisht dyshohet, se flakët kanë shkrumbuar 140 ha shkurre, por nuk kanë prekur kurorën e pishave.

Njoftimi i Ministrisw sw Mbrojtjes

Shuhen vatrat e zjarreve mnë qarqet Lezhë, Fier, Elbasan e Vlorë Të gjitha vatrat e zjarreve të regjistruara ditët e fundit tashmë janë shuar. Problematike situata ka qenë në qarqet Lezhë, Fier, Elbasan, Vlorë. Qendra Kombëtare e Emergjencave Civile njofton se zjarri i rënë në vendin e quajtur “Godull”, masivi pyjor Seman, në bashkinë Fier është shuar. Por ende në terren janë forcat zjarrfikëse, të cilat po inspektojnë terrenin për të eliminuar çdo lloj mbetjeje zjarri që mund të shkaktojë rindezje të tij. Kryesisht verifikimet po kryhen në ato vende ku ka patur mbetje të drurëve të pishave, të rënë nën ndikimin e kushteve atmosferike në vite, të cilat mund të kenë brenda tyre element zjarri. Nga ana tjetër po kryhen edhe verifikimet lidhur me shkallën e dëmit nga zjarri. Paraprakisht mendohet se ai ka përfshirë rreth 140 ha shkurre dhe pjesë nën kurorë të pishave, duke mos prekur dhe dëmtuar kurorën e tyre.

Gjatë ditëve të fundit në Shqipëri u shënuan disa vatra zjarri nga jugu në veri. Për shkak edhe të terreneve malore, puna e zjarrfikësve u vështirësua së tepërmi. Problematike ka qenë situata në pyllin e Semanit, në Zejmen të Lezhës, në Rubik, majën e zezë në Velipojë dhe në disa zonë në Elbasan e Vlorë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e mbrojtjes shqiperia ne flake ministria e mbrojtjes shqiperia ne flake

Sondazh

Poll