Aktualitet

Gruaja u nxorr e pajetë nga deti, flet i afërmi në Himarë: Punonin familjarisht me peshkim, kishin dalë për të mbledhur r

5 Gusht 2020, 10:40 Nga DOSJA
Gruaja u nxorr e pajetë nga deti, flet i afërmi në Himarë:

VLORË- Një i afërm i familjes së Robert Ramës, që u trondit nga stuhia mëngjesin e sotëm ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë.

Ai ka treguar  se djali ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se nëna e tij ka humbur jetën. Sipas tij, familja Rama prej vitesh merrej me peshkim dhe se kishin ardhur në Himarë për të mbledhur rrjetat në det.

“Më njoftoi nipçja në Himarë se çfarë ka ndodhur. Dy familjarët janë në gjendje më të mirë dhe janë në spitalin e Himarës. Djali është më rëndë. Të shoqen nuk e kanë gjetur ende. Punonin familjarisht në peshkim. Kishin dalë për të mbledhur rrjetat. Janë vlonjatë, kishin nja dy tre muaj  që kishin ardhur për sezonin në Himarë”, shprehet ai për Abc news.

Mëngjesin e sotëm familja e Robert Ramës kishte dalë në gjirin e Gjipesë për të mbledhur rrjetat e peshikimit, por i zuri stuhia. Si pasojë është mbytur gruaja. Ndërsa, burri, djali i tij dhe një shok kanë shpëtuar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedi në himarë tragjedi në himarë

Sondazh

Poll