Bota

Shfaqet djali sekret i Pablo Eskobar: Jam afër zbulimit të milionave të humbura të babait

5 Gusht 2020, 12:24 Nga DOSJA
Shfaqet djali sekret i Pablo Eskobar: Jam afër zbulimit të milionave

MEKSIKË- Djali i parë i Pablo Eskobar ka zbuluar se ka një ide shumë të mirë se si të zgjidhë kodet që do t’i mundësojnë gjetjen e milionave të humbur të babait të tij.

Roberto Sendoya Eskobar, i cili tani jeton në Majorka nën emrin e adoptuar Phillip Ëitcomb, zbuloi se lordi famëkeq i drogës ishte babai i tij në vitin 1989, kur ishte 24 vjeç. Ai u nda nga Pablo, kur ishte fëmi, pasi u shpëtua nga një sulm traumatik me armë që i vrau të ëmën.

Ishte një agjent britanik i MI6 që e shpëtoi dhe adoptoi. Babai adoptues i Robertos e çonte atë rregullisht për të vizituar Pablon në Medellin, në mënyrë që të përgjonte lordin e drogës. Në 1993 ai i dha Robertos një seri kodesh që do ta çonin atë te milionat e Eskobar.

Roberto i cili ka folur për mediat e huaja ka treguar se ‘pas studimit të lëvizjeve të babait të tij’ ai ‘ po afrohet për të deshifruar misterin, i cili përfundimisht do të çojë tek paratë e fshehura të babait të tij.

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota pablo escobar roberto sendoya eskobar pablo escobar roberto sendoya eskobar

Sondazh

Poll