Bota

Covid-19 në Kosovë/ Deputetja e AAK-së infektohet nga koronavirusi sëbashku me dy fëmijët: Jemi vetëizoluar

5 Gusht 2020, 12:23 Nga DOSJA
Covid-19 në Kosovë/ Deputetja e AAK-së infektohet nga

KOSOVË –Situata e pandemisë në Kosovë nuk është aspak e qetë, pasi ditë pas dite është shënuar një bilanc i lartë i të vdekurëve dhe të infektuarve. Ndërkohë pandemia nuk ka pyetur as për politikanët.

Sëfundmi deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj në rradhët e AAK-së  ka dalë pozitive me koronavirus. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ajo ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19 sëbashku me dy fëmijët e saj.

“Të dashur miq, dje kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina.Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme. Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale.”- shkruan ajo.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë  regjistruar 225 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 4,040.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni donika kadaj me covid koronavirusi ne kosove donika kadaj me covid koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll