Bota

Shpërthimi në Bejrut/ Reagon Donald Trump: Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë, ngjarja nuk ishte aksidentale por…

5 Gusht 2020, 07:32 Nga DOSJA
Shpërthimi në Bejrut/ Reagon Donald Trump: Jemi të gatshëm

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar së fundmi për shpërthimin e fuqishëm që ndodhi në Bejrut ditën e djeshme. Ai është shprehur se është i gatshëm që të ndihmojë vendin, duke hedhur dyshime lidhur me natyrën e shpërthimit.

“Lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre në Beirut. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë.  Unë kam takuar disa nga gjeneralët tonë dhe sipas tyre, ky shpërthim nuk është ndonjë aksident, por një sulm me bombë ose diçka e tillë”– tha Trump në një konferencë ku po komentonte për zhvillimet në Beirut.

Bejturi është kthyer në një qytet fantazmë, pasi ditën e djeshme në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2 ,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite.

Deri më tani raportohet për 78 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur. Ndërkohë ,nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë.  Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Burimi: CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump shperthimi i fuqishem ne bejrut donald trump shperthimi i fuqishem ne bejrut

Sondazh

Poll

Bota 5 Gusht 2020, 07:16

LIBAN- Pamje të trishta janë publikuar së fundmi ku shihet se si njerëzit e kanë përjetuar momentin kur ndodhi shpërthimi në Bejrut që ka marrë jetën e 78 perso...

Bota 5 Gusht 2020, 06:54

LIBAN– Kryeministri i Libanit, Hassan Diab, ka reaguar për herë të parë pas  shpërthimit të fuqishëm në kryeqintetin e Libanit, që shkaktoi 78 persona jet...

Bota 5 Gusht 2020, 06:14

Sa i sëmurë është Papa Benedikti XVI?

Duke iu referuar Georg Gänswein, sekretarit personal të Benediktit të XVI, zyra e shtypit të shtetit të kishës shkruan: “Gjendja shëndetësore e ish-Papës ...