Gjermania në prag të valës së dytë të pandemisë së COVID-19, ja çfarë paralajmëron mjekja
Mecklenburg-Vorpommern, Hamburgu, Berlini, Brandenburgu, Schleswig-Holsteini dhe Nordrhein-Westfalen janë landet e para që deri nga mesi i javës së ardhshme fillojnë mësimin e rregullt shkollor. Pas pushimeve verore mësimi do të zhvillohet normalisht pra, me orar të plotë dhe në formacion të plotë. Sa e suksesshme do të jetë kjo?
“Ne të gjithë dëshirojmë normalitet. Por jemi në një gjendje jo normale”, paralajmëron kryetarja e shoqatës mjekësore Marburger Bund, Susanne Johna, e cila e sheh Gjermaninë në valën e dytë tipike për pandemitë. Numri i infektimeve është në rritje.të vazhdueshme . “Tashmë jemi në një valë të dytë, por më të sheshtë”, tha Johna në një intervistë për gazetën “Augsburger Allgemeine”.
Në marsin të këtij viti shkollat u mbyllën për të parandaluar përhapjen e epidemisë. Mësimi u bë për muaj të tërë në distancë. Fëmijët mësonin nga shtëpia. Vetëm disa javë para se të fillonin pushimet verore, ata u kthyen nëpër shkolla në grupe të vogla dhe orar të reduktuar.
Disiplina po bie
Mjekja paralajmëron se vala e dytë mund të frenohet vetëm me zbatimin e rregullave per distancën dhe higjienën, për sa kohë nuk ekzistojne barnat për trajtimin e Covid-19. Por për këtë nevojitet disiplinë, dhe kjo sa vjen e bie te të gjithë qytetarët.
Mecklenburg Vorpommern ishte landi i pare qe hapi shkollat pas pushimeve verore
Vetëm jashtë klasave duhet të ruhet distanca. Në klasa vetë kjo nuk do të jetë e mundshme, sepse nuk ka mjaftueshëm mësues. Në landin me popullsi më të lartë, Nordrhein-Westfalen, duke filluar nga klasa e pestë e lartë mbajtja e maskës në klasë është me detyrim.
Që tani mund të thuhet me siguri se në shkolla do të kthehen edhe fëmijët e infektuar. Testet e bëra me pushuesit e kthyer tregojnë se 2,5 për qind e tyre rezultojnë të infektuar. Por deri tani në këto testime vullnetare marrin pjesë vetëm 40 përqind e të kthyerve. Pra, përqindja reale mund të ishte si më e lartë, ashtu edhe më e ulët. Këtë javë pritet që të hyjë në fuqi një ligj për vendosjen e testimit të detyrueshëm për pushues që kthehen nga zonat e krizave.
Berlin, protesta kunder maskave
Virologia nga Mynihu, Ulrike Protzer, megjithatë paralajmëron se testet negative nuk japin informacion të sigurt për mosinfenktim. Virusi mund të ndodhet në fazën e inkubacionit. “Kjo mund të përjashtohet vetëm nëse bëhet një test i dytë pas katër-pesë ditësh”, tha ajo në një intervistë në ARD.
Autoritetet zyrtare duan ta parandalojnë përhapjen e virusit edhe duke identifikuar dhe vepruar me shpejtësi në ato zona që janë më të prekura. Spitalet janë të përgatitura për një rritje të numrit të pacientëve me COVID-19. Qeveria dhe politikanët po përpiqen ta ruajnë të përditshmen sa të munden, sepse ata nuk duan kurrsesi që të ketë sërish mbyllje. “Bindja jonë është se një gjendje si në pranverë nuk duhet të ndodhë”, theksoi ministrja e arsimit të landit Schleswig Holstein, Karin Prien.
Marrë nga DW
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
PAMJET: Nusja po bënte fotot e dasmës me fustan të bardhë, PLAS shpërthimi në Bejrut, të gjithë largohen me vrap
LIBAN– Videoja e një nuseje që bënte “albumin fotografik” të dasmës së saj në momentin kur në Liban ndodhi shpërthimi i madh, kanë pushtuar rr...
“Na ndihmoni t’i gjejmë”/ Familjarët në Liban kërkojnë të dëshpëruar të afërmit, postojnë fotot e tyre në rrje
LIBAN- Shpërthimi i fuqishëm që ndodhi diten e djeshme në Bejrut deri më tani ka shkaktuar 78 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur. Ndërkohë, autoritetet bëjnë me...
Shpërthimi i fuqishëm në Liban/ Pamje prekëse, guvernatori se përmban dot veten, shpërthen në lot: Katastrofë!
LIBAN– Shteti i Libanit është në zi, pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Bejrut. Deri më tani autoritetet vendase kanë njoftuar se kanë ...
Rikonceptimi i transportit publik në periudhën post Covdi-19
HONG KONG– Sistemi i transportit publik në Hong Kongut ka qenë konsideruar prej kohësh si një nga më të efektshmit në botë, kështu që nuk është për t’u ha...
Sa i sëmurë është Papa Benedikti XVI?
Duke iu referuar Georg Gänswein, sekretarit personal të Benediktit të XVI, zyra e shtypit të shtetit të kishës shkruan: “Gjendja shëndetësore e ish-Papës ...
ILO: Moment historik në luftën kundër shfrytëzimit të fëmijëve
Të gjitha vendet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) ratifikuan konventën kundër formave më të rrezikshme të punës së fëmijëve. Në historinë 101...
Koreja e Veriut ka prodhuar armë të vogla bërthamore që mund të lëshohen me raketa balistike
Kore e Veriut- Koreja e Veriut po përparon në zhvillimin e armëve bërthamore. Disa vende besojnë se regjimi koreanoverior “ka krijuar ndoshta pajisje të vogla b...
Dhjetë zjarrfikës zhduken pas shpërthimit në Liban, situatë kaotike në spitale, Gjenerali i Përgjithshëm: Është naive
LIBAN-Të paktën 10 zjarrfikës raportohen të humbur, pas shpërthimeve në Beirut. Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i Beirutit, Marwan Abboud, i cili theksoi...