Aktualitet

Shpërthimi në Liban/ A kishte shqiptarë në mesin e viktimave? Konsulli i Shqipërisë, Ghorayeb: Disa punojnë larg Bejrutit

4 Gusht 2020, 20:43 Nga DOSJA
Shpërthimi në Liban/ A kishte shqiptarë në mesin e

LIBAN– Një shpërthim masiv ka ndodhur në afërsi të portit të Bejrutit në Liban. Shpërthimi ndodhi në një depo të fishekzjarrëve dhe pamjet e saj tronditën njerëzit anë e mbanë botës.

Deri më tani raportohen 50 të vdekur dhe mbi 2000 persona të plagosur.

Konsulli i nderit i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb, është intervistuar nga gazetari Muhamet Veliu per Top Channel,  se nëse në qytet ndodhej ndonjë shtetas shqiptarë si vizitorë, për qëllime biznesi apo si i punësuar në portin ku ndodhi shpërthimi.

Marc Ghorayeb është shprehur se deri më tani nuk ka asnjë informacion se ndonjë shtetas shqiptar mund të ketë humbur jetën apo dhe të jetë plagosur.

Ishte një shpërthim shumë i madh. Ndoshta më i madhi ndodhur ndonjëherë në këtë rajon. Deri më tani nuk kemi asnjë lajm për shqiptarë të vdekur apo të plagosur pasi presim nga policia raportet zyrtare. Janë disa shqiptarë që punojnë shumë larg Bejrutit në zonën e njohur si Tripoli Libanit në veri dhe disa të tjerë në zonën e Bekaa. Ata janë mirë.
Mund t’ju them se të plagosurit deri më tani janë mbi 5.000. Shumë kanë humbur shtëpitë dhe spitalet janë plot. 50 të vdekur deri më tani. Nëse do të kemi të reja do t’ju themi. Nëse ndonjë shqiptarë ndodhet në Liban të mos hezitojë të kontaktojë konsullatën në numrin që ndodhet online. Mos hezitoni të na kontaktoni. Kam një thirrje për të gjithë ata shqiptarë që mund të kenë hyrë në Liban të regjistrohen në konsullatë dhe të na thonë për situatën ku ndodhen.”– është shprehur Marc Ghorayeb.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet konsull liban marc ghorayeb shperthim konsull liban marc ghorayeb shperthim

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Gusht 2020, 18:00

TIRANË- Ky është Roid Dalipi, një 11-vjeçar që është larguar nga banesa që prej datës 28 Korrik. Momenti i fundit që e kanë parë të njohurit ka qenë...