Aktualitet

“Senatoriumi” prej ditësh pa ujë, banorët ngrihen në protestë (FOTO)

4 Gusht 2020, 18:14 Nga DOSJA
“Senatoriumi” prej ditësh pa ujë, banorët ngrihen

TIRANË- Lagjia e njohur si Senatoriumi në Tiranë prej dita ditësh vuan mungesën e ujit. Problemi është bërë publik në media që në datën 1 gusht, por duket se autoritetet nuk kanë vepruar.

Sot banorët e kësaj lagje kanë dalë në protestë dhe kërkojnë zgjidhje nga ujësjellsi. Ata janë grumbulluar afër spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe shprehen se do të vijojnë protesta deri kur të zgjidhet problemi.

Për disa minuta banorët mbajtën rrugën të bllokuar, por pasi erdhi një ambulancë dhe ndërhyri Policia ata janë shpërndarë. Por situata bëhet më e rëndë, pasi mësohet se pa ujë është dhe spitali, në të cilin po trajtohen të sëmurë me COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banorët në protestë covid2 pa uje senatoriumi pa uje banorët në protestë covid2 pa uje senatoriumi pa uje

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Gusht 2020, 18:00

TIRANË- Ky është Roid Dalipi, një 11-vjeçar që është larguar nga banesa që prej datës 28 Korrik. Momenti i fundit që e kanë parë të njohurit ka qenë...