Aktualitet

Punimet në rrugë dëmtuan fiderin, rikthehet energjia elektrike për një pjesë të Komunës së Parisit, kallëzohet penalis

4 Gusht 2020, 17:24 Nga DOSJA
Punimet në rrugë dëmtuan fiderin, rikthehet energjia elektrike

TIRANË – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike në rrugën “Merdar Shtylla” në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet. Mësohet se shkak për ndërprerjen, është bërë dëmtimi i fiderit nga firma “Senka”, e cila po bëntë punime në rrugë.

Pas ndërhyrjes së grupeve të OSSH, është rikthyer energjia në një pjesë të zonës, ndërsa po punohet për normalizim të plotë. Gjithashtu ndaj subjektit është bërë kallëzim penal.

Njoftimi i OSHEE

Njoftim për abonentët #Tiranë

Për shkak të dëmtimit të fiderit 326 nga firma private “Senka” kanë mbetur pa energji elektrike banorë pranë rrugës “Medar Shtylla” (Komuna e Parisit).  Grupet e #OSSH morën masa të menjëhershme dhe rikthyen energjinë elektrike për një pjesë të zonës. Aktualisht po vijon puna për normalizimin e situatës ndersa ndaj subjektit është bërë kallëzim penal❗️

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komuna e parisit pa drita komuna e parisit pa drita

Sondazh

Poll