Aktualitet

Greqia rikthen karantinën për shqiptarët, 7 ditë izolim kush kalon nga Kakavija. Gjatë natës pika kufitare do jetë e mbyl

4 Gusht 2020, 17:09 Nga DOSJA
Greqia rikthen karantinën për shqiptarët, 7 ditë izolim kush

GREQI- Qeveria greke ka vendosur rregulla të reja për të gjithë udhëtarët nga Shqipëria që duhet të hyjnë në territorin grek. Pas hapjes së linjave ajrore Tiranë-Athinë, sot është vendosur një masë e re për të gjithë ata që kalojnë nga pikat kufitare tokësore.

Në një konferenë për mediat, zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias, se nga e mërkura në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës nuk do të ketë kalime duke filluar nga ora 23 e mbrëmjens deri në orën 07:00 të mëngjesit.

Po ashtu ai u shpreh se në këtë këtë pikë kufitare do të vendoset dhe një grup mjekësh për të kryer kontrolle, për të gjithë udhëtare.

Ndërkohë mësohet se nga 16 gusht, udhëtarët nga Shqipëria që hyjnë nga Kakavijaa do të duhet të kalojnë 7 ditë në izolim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqia rikthen karantinen masat kunder covid 19 nikos hardalias greqia rikthen karantinen masat kunder covid 19 nikos hardalias

Sondazh

Poll