Aktualitet

DOKUMENT/ U shkarkua nga Rama, u quajt halabak dhe u arresua për tjetërsim pronash, ish-drejtori i Hipotekës së Durrësit dr

4 Gusht 2020, 16:08 Nga DOSJA
DOKUMENT/ U shkarkua nga Rama, u quajt halabak dhe u arresua për

TIRANË- Në 25 tetor të vitit 2019, kohë kur Kryeministri Edi Rama çdo të mërkurë zgjidhet hallet e popullit, shkarkoi dhe një drejtor. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Hipotekës në Durrës, Ardian Iljazaj, i cili u shkarkua “live” nga Rama dhe mbi të u hodhën disa akuza.

Iljazaj ishte denoncuar nga një qytetar nëpërmjet platformës “Shqipëria që duam” dhe shkarkimi iu komunikua nga Rama në një mënyrë të pazakontë. “Drejtori i Hipotekës së Durrësit, një halabak. Po trajtojmë hallet tona me njerëz të padenjë. U kërkoj të gjithë atyre që kanë hall, e që duan të zgjidhin hallin e tyre të na ndihmojnë edhe ne të trajtojmë hallin tonë të madh me njerëz të padenjë që nuk na mungojnë, si ishte edhe rasti i djeshëm i denoncuar nga Fiks fare, një drejtori që meriton vetëm një përcaktim, një halabak. Për të cilin është marrë masa e shkarkimit”, ishin këto fjalët e Ramës në atë kohë teksa po komunikonte shkarkimin e drejtorit të Hipotekës.

Por me sa duket se tetori i vitit 2019 duket i largët për qeverinë dhe Iljazajt, pasi tashmë ish-drejtori i shkarkuar “me ceremoni”, qenka bërë “djal i mbarë”. Siç shihet nga një një dokument i siguruar nga Dosja.al, djetori që dikur u quajt halabak dhe ra në pranga për tjetërsim pronash kërkon të marrë një post shumë të rëndësishëm në Bashkinë Durrës.

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Bashkinë Durrës, ka hapur garën për pozicionin drejtor, por për këtë post kandidon vetëm Ardian Iljazaj. Tashmë emërimi i tij në këtë pozicion është një formalitet, pasi ai nuk ka asnjë konkurrent me të cilin mund të garojë.

Kërkesë për publikimin e listës së konkurentëve të përzgjedhur nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e mesme drejtuese për pozicionin: Drejtor pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike. Bazuar në ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, neni 20, 22, 25, VKM nr.242 datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, si dhe në Urdhërin nr.205 datë 29.06.2020 “Për shpalljen e pozicioneve të paplotësuara për konkurim ”, kërkojmë publikimin e listës së konkurentëve të përzgjedhur nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e mesme drejtuese për pozicionin: Drejtor pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike. Kandidati për këtë pozicion është Z.Ardian Iljazaj. Vlerësimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 07.08.2020, në ambjentet e Bashkisë Durrës ora 11:00”, është ky njoftimi nga Bashkia Durrës.

Tashmë pritet data 7 gusht për të parë nëse “drejtori halabak” do të kthehet në një “djal të mirë” dhe do të emërohet dhe zyrtarisht në një pozicion shumë të lakuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian iljazaj bashkia durres drejtori halabak drejtoria e shërbimeve publike edi rama ardian iljazaj bashkia durres drejtori halabak drejtoria e shërbimeve publike edi rama

Sondazh

Poll