Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Peshkopi, zjarri shkrumbon katin e dytë të banesës, lëndohet një anëtar i familjes

4 Gusht 2020, 14:47 Nga DOSJA
Shpërthen bombola e gazit në Peshkopi, zjarri shkrumbon katin e

DIBËR -Kati i dytë i një banese dy katëshe në qendër të Pashkopisë, pranë shkollës “Demir Gashi”, u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm. Mësohet se shkak për zjarrin është bërë shpërthimi i një bombule gazi.

Në momentin e rënies në flakëve, brenda në banesë ndodheshin 5 anëtarët e familjes Deshati. Ata u ndihmuan nga fqinjët, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e tyre nga banesa. Si pasojë e shpërthimit u lëndua lehtë vetëm një anëtar i familjes.

Zjarrfikësja ndërkohë, edhe pse ndodhej 300 m larg vendit të ngjarjes, erdhi me vonesë në vendngjarje, për shkak të bllokimit të rrugëve nga makinat e parkuara gabim dhe ambulantët.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shperthen bombola ne peshkopi zjarr ne peshkopi shperthen bombola ne peshkopi zjarr ne peshkopi

Sondazh

Poll