Aktualitet

Ishin dëmtuar nga tërmet i 26 nëntorit, shemben 3 pallate në Durrës

4 Gusht 2020, 15:20 Nga DOSJA
Ishin dëmtuar nga tërmet i 26 nëntorit, shemben 3 pallate në

DURRËS -Inspektoriat i Mbrojtjes së Territorit, ka vijuar aksionin për shembjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës. Gjatë ditës së sotme, janë shembur me mjete të rënda, 3 pallate në lagjen nr.18 të qytetit bregdetar.

Ndërkohë Këshilli Bashkiak i Durrësit do të shembë edhe 5 pallate të tjera, të përcaktuar nga Këshilli Bashkiak i Durrësit. Kryeinspektori i IMT-së së Durrësit, Ardian Halili, bën me dije, se aksioni i shembjes, do të vijojë në zonë të tjera të Durrësit, në Kullë, Hamallaj dhe Sukth.

Deri më tani, janë shembur 9 pallate në Manzë të klasifikuara me rrezikshmëri për jetën dhe disa të tjerë brenda qytetit, mes të cilëve edhe “Pallati i VIP-ave”.

Durrësi ishte një nga zonat më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit. Si pasojë e tërmetit, qindra familje në Durrës mbetën pa strehë mbi kokë, ndërsa u shënuan edhe dhjetëra viktima.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shemben 3 pallate ne durres shemben 3 pallate ne durres

Sondazh

Poll