Aktualitet

Tjetër vatër zjarri në Mirditë, dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme

4 Gusht 2020, 14:29 Nga DOSJA
Tjetër vatër zjarri në Mirditë, dyshohet se zjarrvënia

MIRDITË- Një vatër e re zjarri është shfaqur sot në fshatin Rreth i Epër në Mirditë. Sipas informacioneve mësohet se vatra e zjarrit është e konsiderueshme dhe po vijon përhapja dhe për shkak të erës.

Po ashtu mësohet se zjarrvënia të jetë e qëllimshme. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe banorët e zonës, të cilët po përpiqen për të vënë në kontroll flakët.

Ndërkohë Shqipëria prej ditësh ndodhet nën pushtetin e flakëve. Në Rubik, në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë, kodrat e fshatit Hurmovë në Gjirokastër dhe në pyllin e Semanit situata është e vështirë pasi edhe me ndërhyrjet e forcave zjarrfikësvem, vatrat nuk janë shuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia ne flake zjarr ne mirdite shqiperia ne flake zjarr ne mirdite

Sondazh

Poll