Aktualitet

Këshilli Shqiptar i Medias: SPAK të rivlerësojë vendimin për sekuestron ndaj dy televizioneve të Ylli Ndroqit

4 Gusht 2020, 15:26 Nga DOSJA
Këshilli Shqiptar i Medias: SPAK të rivlerësojë vendimin

TIRANË- Këshilli Shqiptar i Medias, ka reaguar sot një ditë pasi Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka sekuestruar pasuritë e Ylli Ndroqit, ku përfshihen dhe ty televizonet RTV Ora dhe Ora News.

Në një reagim për mediat, Këshilli Shqiptar i Medias i ka kërkuar SPAK rivlerësimin për masën e sekuestros ndaj dy televizioneve. Gjithashtu ajo i kërkon qeverisë shqiptare të tërheqë FNSh dhe RENEA nga ambjentet e telivizionit pasi ajo krijon një ndjenjë terrori ndaj mediave të tjera.

REAGIMI I PLOTË

KSHM shpreh shqetësimin e vet në lidhje me ngjarjet e fundit të zhvilluara rreth dhe në TV ORA dhe Ora News. Sulmi me FNSH dhe RENEA në mjediset e një televizioni kritik me qeverinë është de facto sulm ndaj fjalës së lirë. KSHM mbështet shtetin ligjor dhe institucionet e drejtësisë, por, vëren se vendimi për sekuestro i këtyre dy Televizioneve është i nxituar, përderisa ka dhënë shkak për vënien nën “sekustro” edhe të vijës editoriale. Ky vendim krijon hapësira që 2 televizionet kritike me qeverinë të vihen nën administrimin e Qeverisë.

Nga ana tjetër, “interpretimi” që i ka bërë Qeveria Shqiptare kërkesës për sekuestro duke dërguar forcat speciale të policisë RENEA është në të vërtetë ai i intimidimit jo vetëm të 2 mediave të përfshira por dhe të krijimit të një efekti terrorizues ndaj mediave të tjera kritike me të. KSHM i kërkon Qeverisë shqiptare tërheqjen e forcave policore dhe atyre speciale nga ambientet e dy televizioneve.

KSHM i kërkon SPAK-ut të rivlerësojë kërkesën për sekuestro të dy televizioneve në favor të lirisë së informacionit. Shqipëria ka shumë nevojë për drejtësi, dhe ajo bëhet më e pamundur nëse krijohen hapësira ligjore për intimidimin e punës së gazetarëve.

Ky reagim i Këshillit Shqitar të Medias vjen pasi një ditë pasi, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, sekuestroi pasuritë e botuesit dhe pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi. SPAK thotë se familja Ndroqi ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe se këto pasuri janë përfituar nga veprimtaria që sipas SPAK, Ndroqi ka patur në vendin tonë, Turqi dhe Itali. Për këtë vendim të SPAK, avokati i Ylli Ndroqit u shpreh se ky është një sulm politik, që ka lidhje me gjyqin ndaj Erion Veliajt.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet keshilli shqiptar i mediat sekuestrohet pasuria e ylli ndroqit ylli ndroqi keshilli shqiptar i mediat sekuestrohet pasuria e ylli ndroqit ylli ndroqi

Sondazh

Poll